Hermai, i përmendur nga apostull Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (16.14), u bë episkop i Filipisë (ose Filipolit). Disa shkrimtarë të lashtë i kanë atribuuar hartimin e veprës Bariu, shumë e famshme në kohët e hershme të Kishës, e cila radhitej ndonjëherë mes Shkrimeve të Shenjta.

Shën Patrovi, i cili përmendet në të njëjtën letër (Rom. 16.14), u bë episkop i Pociolit në Itali, dhe pagëzoi shumë paganë.

Shën Lini (shih II Tim. 4.21) ishte pasuesi i shën Petros në fronin episkopal të Romës. Kaloi shumë sprova për emrin e Krishtit dhe solli shumë paganë në besimin e vërtetë. Vdiq si martir dhe shën Kliti (i thirrur ndryshe edhe Anaklit) e pasoi (76-78) .

Shën Gai (Rom. 16.23) u bë episkop i Efesit pas shën Timotheut.

Shën Filologu (Rom. 16.15) u dorëzua episkop i Sinopës (Pont) nga apostull Andrea.




Mbrapa

PayPal