Shën Loti u ushtrua në Egjipt në të njëjtën periudhë me shën Rufin. Tregohet një herë për një vëlla që kishte kryer një faj. Shkoi tek ava Loti i turbulluar, hynte e dilte pa mundur të ulej. Ava Loti i tha: “Çfarë ke, vëlla?” Ai iu përgjigj: “Kam bërë një gabim të madh dhe nuk mund ta pohoj para etërve.” Jeronti i tha: “Rrëfema mua dhe do ta mbaj.”

Atëherë ai i tha: “Rashë në imoralitet dhe për ta bërë këtë u flijova idhujve.” Jeronti e qetësoi dhe i dha zemër: “Ki besim, i tha, nuk ka ndonjë mëkat që ta tejkalojë zemërgjerësinë e Perëndisë, pendimi është i mundshëm. Shko, hyr në shpellë, ha vetëm një herë në dy ditë dhe unë do ta mbaj bashkë me ty gjysmën e fajit tënd.”

Pas tri javësh, ava Loti mori nga Perëndia sigurinë se e kishte pritur pendimin e vëllait. Dhe murgu iu nënshtrua deri në fund të jetës jerontit.

Një ditë, ava Loti u nis për t’i kërkuar këshillë ava Josifit. Pyetjes: “Ç’të bëj që të shpëtoj?”, jeronti tjetër, pasi u ngrit më këmbë, ngriti duart drejt qiellit, gishtërinjtë iu bënë si thika të zjarrta, iu përgjigj: “Nuk mund të bëhesh murg, nëse nuk bëhesh i tëri si ky zjarr që djeg”.




Mbrapa

PayPal