Shën Kodrati ishte episkop në Lindje, në një epokë të papërcaktuar. U dëbua nga froni episkopal nga idhujtarët dhe e ndaluan të predikonte Jisu Krishtin. Pa llogaritur këtë kërcënim, e vazhdoi detyrën e tij; pagëzoi katikumenë dhe vizitoi të krishterët që mbaheshin nëpër burgje, duke i nxitur të ngulmonin në rrëfimin e besës, që sjell jetë të përjetshme. Persekutorët i mësuan këto, ndaj e kapën Kodratin dhe pas shumë torturash i prenë kokën.
Në të njëjtën kohë, Theodhosi, Emanueli (dhe Sabini) dhe dyzet martirë të tjerë të vyer dishepuj të Krishtit dolën vullnetarisht para paganëve dhe rrëfyen me guxim se ishin të krishterë. I burgosën dhe më pas i lidhën lakuriq mbi shtyllë, ku xhelatët ua shqyen trupat, pastaj i hoqën zvarrë mbi gjemba dhe përfundimisht u prenë kokat.




Mbrapa

PayPal