Shën Tatjana ishte bija e një romaku të pasur e me influencë, i cili kishte qenë 3 herë konsull. U bë dhjakone e Kishës së Romës, dhe u denoncua si e krishterë në kohën e sundimit të perandorit Aleksandër Seviri (222-235). E nxorën para sovranit, rrëfeu me trimëri Emrin e Krishtit dhe, kur e shpunë në tempull, i rrëzoi përtokë idhujt e rremë me fuqinë e lutjes.
Atëherë ushtarët u sulën me tërbim drejt saj, e qëlluan në fytyrë, ia çanë faqet me grepa hekuri; pastaj, si e varën mbi një shtyllë, ia shqyen trupin me ganxha dhe krehër hekuri, e shkelën duke e hequr zvarrë nga flokët dhe e hodhën në furrë të zjarrtë.
Duke qenë se shenjtorja mbetej e paprekur, i lëshuan mace të egra, të cilat nuk guxuan t’i afroheshin. Përfundimisht, i dhuruan trofeun e fitores me prerjen e kokës.
Mbrapa