Oshënare Athanasia mendohet të ketë lindur në shek. 9, në ishullin e Egjinës. Qysh fëmijë dallohej për jetën e virtytshme dhe dëshironte t’ia përkushtonte jetën e saj Zotit. Por, prindërit e detyruan të martohej. Gjashtëmbëdhjetë ditë pas martesës, barbarët u dyndën në ishull dhe i masakruan të shoqin, i cili po punonte në arë. Shenjtorja mendoi të përfitonte nga rasti, për t’u bërë murgeshë, por një edikt perandorak, që doli në atë kohë, urdhëronte që vajzat dhe vejushat e reja të martoheshin me paganë. Ajo iu nënshtrua përkujdesjes hyjnore dhe bëri një martesë të dytë, por shembulli i jetës së saj të virtytshme pati një shkëlqim dhe ndikim aq të madh tek i shoqi, saqë ai vendosi të bëhej murg. Pak kohë pas hyrjes në manastir, ai ndërroi jetë dhe shenjtorja ua shpërndau të varfërve pasurinë e saj. Kështu arriti, më në fund, të përqafonte jetën murgërore dhe me anë të shembullit të saj tërhoqi pas vetes një numër të madh grash të ishullit. Athanasia jetonte me asketizëm të rreptë; ushqehej me bukë e ujë dhe gjatë Kreshmës hante një herë në dy ditë pak perime. Pas katër vjetësh e zgjodhën igumene, por ajo tregonte një përulësi aq të madhe, sa asgjë nuk e dallonte nga motrat e tjera.If you like our project and you are satisfied with our work and effort, please consider making a donation that would help us to survive on the Internet and in further development of the project.
There are many other ways to help...