Shën Arkipi ishte biri i shën Filemonit dhe Apfias, e njësoj si ata, një dishepull i apostull Pavlit, që e quan “ushtari ynë trim” (Filem. 2). Banoi në Kolosait dhe predikonte atje me Filemonin Lajmin e Mirë dhe ka mundësi që shërbente si prift për kishën që mblidhej në shtëpinë e të atit (Kol. 4:17). Gjatë mungesës së gjatë të episkopit Epafras, i cili ndodhej me shën Pavlin në Romë, pavarësisht moshës së re, iu desh të mbante gjithë barrën e kishës së Kolosait.

Zelli i tij në predikimin e fjalës ngjalli urrejtjen e paganëve, që e çuan para guvernatorit Androkli. Por Arkipi refuzoi t’i blatonte sakrificë Dianës, prandaj e zhveshën, e rrahën, e hodhën në një pus dhe e groposën deri në mes. Fëmijët i nxitën që të ngulnin gjilpëra në trupin e tij. Më pas e goditën me gurë dhe kështu mori kurorën e martirizimit.




Mbrapa

PayPal