Shën Filemoni vinte nga një familje e pasur dhe fisnike e Kolosit në Frigji dhe u bë i krishterë, kur dëgjoi predikimin e apostullit të shenjtë Pavli, bashkë me gruan e tij, Apfian dhe të birin, Arkipin. Plot besim dhe me dashuri të flaktë për ta mbështetur dhe për të ndihmuar gjithë vëllezërit më Krishtin, Filemoni e mblidhte komunitetin në shtëpinë e vet, për të kremtuar Misteret e shenjta dhe për lutje: pasi në atë kohë, nuk kishte filluar ndërtimi i kishave.

U gjykua i denjë për besimin e apostullit, u hirotonis episkop i Gazës në Palestinë dhe zhduku nga ky qytet padijen me dritën e predikimit. Sapo u kthye në Kolos, e vazhdoi veprën e tij misionare, me gjithë kundërshtimin e tërbuar të paganëve. Një ditë, kur këta festonin për Artemisën, apostujt e shenjtë adhuronin të vetmin Mbret dhe Zot të të gjithave. Paganët e morën vesh këtë dhe u vërsulën për t’i kapur dhe i nxorën para qeveritarit Andronikli. Por, meqë Arkipi refuzoi t’u sakrifikonte idhujve, u rrah i pari, u shpua me gjilpëra nga disa fëmijë mizorë dhe mbaroi i vrarë me gurë. Edhe shën Filemoni dhe Apfia vuajtën shumë tortura dhe morën kurorën e martirit. Shën Onesimi, skllavi i tyre, mbijetoi dhe përmbushi më vonë shumë nga betejat e fundit të atletëve të Krishtit.




Mbrapa

PayPal