
Shën Oresti ishte mjek i krishterë në qytetin e Tianës në Kapadoki, nën mbretërimin e Dioklecianit dhe Maksimianit (284-308). E ndaluan me urdhër të qeveritarit Maksim, por refuzoi të mohonte Krishtin ndaj e rrahën brutalisht me shkopinj në kurriz dhe në bark. Ia dogjën kurrizin me pishtarë dhe plagët ia fërkuan me kripë dhe uthull. E çuan pastaj në tempullin pagan, por me lutjen e tij i përmbysi idhujt.
E futën në burg, ia prenë ushqimin për një javë. Pastaj ia shpuan këmbët dhe brinjët me gozhdë dhe e lidhën pas një kali të egër, që e hoqi zvarrë në terren me gurë për më shumë se 24 milje.
Me gjymtyrët e shqyera dhe kockat e thyera, martiri i shenjtë dha shpirtin te Perëndia. Paganët e hodhën trupin e tij në lumë, që të krishterët të mos mund t’ia nderonin lipsanin.
Mbrapa
